Ndërlidhjet

Atletes saudite i ndalohet mbulimi i kokës


Foto ilustruese
Foto ilustruese

Xhudistes së Arabisë Saudite, Vojdan Shaherkani, i është ndaluar të enjten vënia e shamisë së kokës gjatë ndeshjeve të saj në Lojërat Olimpike.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka thënë se Shaherkani duhet të dalë në fushë sipas “parimeve të xhudos, me kokën e saj zbuluar”.

Xhudo zbaton rregulla të rrepta të sigurisë dhe çdo mbulim i kokës konsiderohet se paraqet rrezik për shëndetin e luftëtarit.

Shaherkani dhe Sarah Atar janë dy femrat e vetme që Arabia Saudite ka dërguar në Olimpiadë, për herë të parë.

Autoritetet saudite u kanë lejuar atyre pjesëmarrjen pasi Komiteti Ndërkombëtar Olimpik dhe grupet për të drejtat e njeriut kanë bërë presion mbi vendin arabik, për të ndërprerë praktikën e dërgimit të ekipeve vetëm me garues meshkuj.

XS
SM
MD
LG