Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Qeveri e orientuar kah e ardhmja dhe jo e kaluara


Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Seanca e Parlamentit të Serbisë, në agjendën e së cilës ka qenë zgjedhja e qeverisë, ka nisur pas disa shtyrjeve në orën 18:30, ndërkohë që mandatari Ivica Daçiq ka nisur prezantimin e programit dhe të përbërjes së qeverisë së re pas orës 19:00.

Daçiq ka thënë se objektivi kryesor i qeverisë së re do të jetë forcimi i themeleve të Serbisë dhe se për këtë qëllim duhet mbledhur njerëzit më inteligjentë.

"Dua të punoj për të ardhmen e vendit tonë dhe të popullit tonë. Nuk dua të merrem me ndarjet, as të tanishmet, as ato të para 20 vjetëve... Dua të ndërtojmë një vizion integral të së ardhmes së Serbisë dhe një qeveri të orientuar kah e ardhmja dhe jo e kaluara", ka thënë Daçiq gjatë fjalimit të tij, raportojnë mediat serbe.

Ai po ashtu ka theksuar se prioritet i qeverisë do të jetë rimëkëmbja ekonomike e vendit.

Daçiq ka thënë se Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, porse "është e nevojshme" që të zbatohet çdo marrëveshje e arritur në dialog me Prishtinën.

"Qeveria e Serbisë do normalizimin e jetës së të gjithë qytetarëve në territorin e Kosovës. Është e nevojshme që të zbatohen të gjitha ato, për të cilat është rënë dakord në dialogun teknik me Prishtinën, si dhe të vazhdojë dialogu në nivel politik, me pjesëmarrjen e zyrtarëve më të lartë shtetërorë", ka thënë Daçiq.

Sipas tij, çështja e Kosovës do të zgjidhet me mjete paqësore, duke respektuar zgjidhjet demokratike.

Daçiq ka thënë se përshpejtimi i integrimit evropian të Serbisë, me përpjekjet maksimale për marrjen e datës së negociatave të anëtarësimit në BE, është synim i qeverisë së re.
XS
SM
MD
LG