Ndërlidhjet

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Mit Romni, ka takuar të enjten në Londër kryeministrin britanik, Dejvid Kameron.

Pas takimit, Romni u ka thënë gazetarëve se ai dhe Kameron kanë folur gjerësisht për Sirinë, Libinë, Pakistanin dhe vendet e tjera, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Udhëtimi i Romnit jashtë vendit shihet si qëllim për të rritur kredencialet e politikës së tij të jashtme, në kuadër të fushatës për presidencën amerikane.

Romni, së bashku me gruan e tij En, do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër, para se të udhëtojnë drejt Izraelit dhe Polonisë.
XS
SM
MD
LG