Ndërlidhjet

Opozita ruse kërkon lirimin e aktivistëve


Moskë, 26 korrik 2012.

Moskë, 26 korrik 2012.

Qindra mbështetës të opozitës janë tubuar të enjten në qendër të Moskës për të kërkuar nga autoritetet ruse lirimin e aktivistëve, të arrestuar gjatë protestave që kundërshtonin inaugurimin e Vladimir Putinit në postin e presidentit.

Brohoritja kryesore e tyre ka qenë "Rusia pa Putinin".

Të paktën 14 aktivistë janë nën hetime - përfshirë 12 në paraburgim - në lidhje me protestat e 6 majit, të cilat kanë shpërthyer në përleshje ndërmjet policisë dhe demonstruesve.

Udhëheqësi i opozitës, Sergei Udaltsov, ka thënë të enjten se "nuk ka kompromis të mundshëm pas këtyre arrestimeve".

Aktivistja Maria Baranova u ka bërë thirrje protestuesve të bashkohen kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Tubimi i sanksionuar është zhvilluar nën masa të rrepta të sigurisë.

Putini është inauguruar më 7 maj në mandatin e tretë presidencial. Ai ka shërbyer në postin e presidentit të Rusisë edhe në periudhën 2000-2008.
XS
SM
MD
LG