Ndërlidhjet

Baroso i rikujton Greqisë reformat


Baroso dhe Samaras - Athinë, 26 korrik 2012.
Baroso dhe Samaras - Athinë, 26 korrik 2012.
Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, ka kërkuar të enjten nga Qeveria greke që të përmbushë zotimet për reforma.

Pas takimit me kryeministrin Antonis Samaras në Athinë, Baroso ka thënë se vonesat duhet të marrin fund dhe se fjalët nuk janë të mjaftueshme.

“Veprimet janë më të rëndësishme”, ka thënë Baroso.

Greqia ka premtuar se do të reformojë sektorin e saj publik dhe se do të shkurtojë evazionin fiskal, në këmbim të këstit të ardhshëm të ndihmës.

Udhëtimi i Barosos në Athinë ka përkuar me vizitën në këtë vend të inspektorëve të Bashkimit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane – tre institucione këto që i sigurojnë Greqisë ndihmë masive.

Ekipi inspektues do të verifikojë nëse Greqia ka zbatuar shkurtime të mjaftueshme për të marrë këstin e ardhshëm të ndihmës emergjente.

Greqia duhet të zbatojë një sërë masash të rrepta shtrënguese si kusht për marrjen e ndihmave, si dhe për të parandaluar falimentimin dhe daljen e mundshme nga euroja.
XS
SM
MD
LG