Ndërlidhjet

Hapen Lojërat Olimpike 2012


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Sot në Londër do të mbahet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike 2012.

Spektakli tri-orësh në Stadiumin Olimpik prej 80 mijë ulësesh pritet të ndiqet nga diku një miliardë teleshikues në të gjithë botën.

Ngjarja do të shënojë zyrtarisht nisjen e garave trijavore ku do të marrin pjesë më shumë se 10 mijë atletë nga 204 shtete.

Pasimi 70 ditësh i pishtarit olipmik do të përfudojë në mbrëmje.

Mbretëresha britanike dhe princi Filip do të jenë nikoqirët e një gostie për krerët dhe shefat e shteteve, ndërsa në Hajd Park pritet të mbahet një koncert.
XS
SM
MD
LG