Ndërlidhjet

Vazhdojnë dezertimet nga qeveria e Asadit


Pamje të një mbledhjeje të parlamentit sirian
Pamje të një mbledhjeje të parlamentit sirian
Një përfaqësuese parlamentare e provincës veriore Allepo thë se ka dezertuar nga regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar Al Asad.

Iklas Al Badavi i tha Sky News Arabia se ka dezertuar nga qeveria e Asadit për shkak të “represionit dhe torturave të egra ndaj një kombi që kërkon të drejtat minimale”.

Al Badavi raportohet të jetë dezertorja e parë e parlamentit të dominuar nga partia Baath e Asadit.

Njoftimi i saj vjen pas lajmeve se po shtohen trupat qeveritare dhe tanket në Allepo, qytetin më të madh dhe qendrën komerciale të Sirisë.
XS
SM
MD
LG