Ndërlidhjet

Votohet qeveria e re serbe


Seanca e jashtëzakonshme e së enjtës e Parlamentit të Serbisë
Seanca e jashtëzakonshme e së enjtës e Parlamentit të Serbisë
Kuvendi i Serbisë pritet ta hedhë sot në mesditë në votim përbërjen e re të qeverisë, njoftojnë mediat në Serbi.

Votimi i paralajmëruar të bëhet ditën e enjte, u shty për sot, meqë debatet zgjatën deri në orën pesë të mëngjesit të sotëm, e që kryesisht u përqëndruan rreth ekspozeut të mandatarit për formimin e qeverisë së re, Ivica Daçiq.

Në paraqitjen e tij ai kryesisht u përqëndrua te rëmëkëmbja ekonomike dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, ndonëse ka thënë se marrëveshjet e arritura në Bruksel midis Prishtinës dhe Beogradit duhet të zbatohen.

Kryeministri dhe anëtarët e kabinetit të ri qeveritar pas votimit do të japin betimin, nëpërmjet të të cilit zotohen se do të “ruajnë Kosovën brenda Republikës së Serbisë”.

Qeveria e re e Serbisë pritet të ketë 17 ministri, ndërsa për kryerjen e punëve të rëndësishme që kanë të bëjnë me Kosovën, të drejtat e njeriut dhe të pakicave, kishën dhe bashkësitë fetare, ashtu si edhe diasporën, është thënë se do të formohen shërbime të posaçme.
XS
SM
MD
LG