Ndërlidhjet

Rritet papunësia në Spanjë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Qeveria spanjolle bëri të ditur se është rritur për diku 53 mijë numri i njerëzve të papunë në këtë shtet gjatë çerekut të dytë të këtij viti duke e çuar në rreth 25 për qind numrin e përgjithshëm të të papunëve.

Instituti Kombëtar për Statistika i Spanjës njoftoi se diku 5.7 milion njerëz, apo 24. 63 për qind të fuqisë punëtore, janë të papunë.

Në mesin e njerëzve nën moshën 25 vjeçare përqindja e të papunëve është 53.

Qeveria, së fundi, vuri në zbatim masa të reja kursyese për ta zhbërë rënien ekonomike, e cila e ka detyruar Madridin zyrtar të kërkojë miliarda euro ndihmë nga anëtarët e Eurozonës.
XS
SM
MD
LG