Ndërlidhjet

SHBA do të bashkëpunojë me Qeverinë e re serbe


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të bashkëpunojë me Qeverinë e re të Serbisë dhe do të bëjë përpjekje për të zgjeruar më të tej bashkëpunimin, ka thënë ambasadorja e SHBA-së në Beograd, Meri Uorllik, gjatë takimit me kryetarin e ri të Parlamentit serb, Nebojsha Sefanoviq.

“Duam të vazhdojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat. E dimë se para parlamentit dhe qeverisë ka shumë punë, sidomos kur është fjala për përmirësimin e marrëdhënieve rajonale, përparimin e dialogut me Prishtinën dhe forcimin e institucioneve”.

“Besojmë se është shumë e rëndësishme që qeveria e re të veprojë si një ekip i bashkuar për të gjitha këto çështje, ashtu si edhe për sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar”, ka thënë Uorllik.

Kuvendi i Serbisë pritet të zgjedhë sot qeverinë e re, ndonëse një gjë e tillë ishte paralajmëruar për dje.

Shtyrja ka ndodhur për shkak të debateve të gjata në parlament, që kanë pasuar prezantimin e mandatarit Ivica Daçiq si kryeministër i ardhshëm i Serbisë.
XS
SM
MD
LG