Ndërlidhjet

Serbia ka zgjedhur qeverinë e saj të re me në krye kryeministrin Ivica Daçiq.

Kuvendi ka votuar ekzekutivin me 142 vota pro, ndërkohë që 72 deputetë kanë qenë kundër dhe 26 të tjerë kanë munguar.

Kryeministri dhe anëtarët e kabinetit të ri qeveritar pritet të japin betimin, në të cilin thuhet:

“Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe me nderin tim zotohem se do të respektoj Kushtetutën dhe ligjin, se detyrimin e anëtarit të Qeverisë do ta kryej me ndërgjegje, përgjegjësi dhe përkushtim dhe se do të angazhohem për ruajtjen e Kosovës brenda Republikës së Serbisë”.

Qeveria e re e Serbisë ka 17 ministri, ndërsa për kryerjen e punëve të rëndësishme që kanë të bëjnë me Kosovën, të drejtat e njeriut dhe të pakicave, kishën dhe bashkësitë fetare, ashtu si edhe diasporën, është thënë se do të formohen shërbime të posaçme.

Socialisti Daçiq, përveç postit të kryeministrit, mban edhe atë të ministrit të Punëve të Brendshme.
XS
SM
MD
LG