Ndërlidhjet

NATO: 11% më shumë sulme në Afganistan


Kandahar, Afganistan - foto arkivi

Kandahar, Afganistan - foto arkivi

Forca e NATO-s në Afganistan ka thënë se sulmet kryengritëse gjatë tre muajve të fundit janë rritur për 11 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar.

Statistikat e bëra publike tregojnë se qershori ka shënuar numrin më të madh të sulmeve me më shumë se 3,000 sosh.

Po sipas NATO-s, në këtë periudhë janë vrarë më shumë forca të sigurisë afgane, sepse “shumë nga to janë zhvilluar dhe kanë marrë udhëheqësinë në operacionet e sigurisë”.
XS
SM
MD
LG