Ndërlidhjet

Zyrtarët në Rusi kanë bërë të ditur se policia dhe forcat e sigurisë kanë vrarë gjashtë militantë të dyshuar në kryeqytetin e Degestanit, Makaçkala.

Sipas burimeve të njëjta, dhuna ka ndodhur të premten, pasi militantët, përfshirë femra, kanë rrethuar një bllok apartamentesh dhe kanë refuzuar të largohen.

Pasi kanë lejuar fëmijët që të ikin, ata kanë hapur zjarr në drejtim të forcave të sigurisë, të cilat u janë përgjigjur me të njëjtën masë.

Dhuna ndërmjet militantëve të dyshuar islamikë dhe forcave të sigurisë në rajonin e Kaukazit Verior, i cili përfshin Dagestanin, Çeçeninë dhe Ingushetinë, çon në qindra vdekje dhe plagosje çdo vit.
XS
SM
MD
LG