Ndërlidhjet

BE i kërkon Greqisë reforma të reja shkurtimesh


Athinë

Athinë

Udhëheqësit ndërkombëtarë i kanë thënë Greqisë se duhet të zbatojë reforma të reja të shkurtimeve nëse do të vazhdojë me marrjen e ndihmave financiare.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane i kanë dhënë këtë mesazh kryeministrit grek, Antonis Samaras.

Ata duan që Samaras, koalicioni i të cilit ka ardhur në pushtet vetëm një muaj më parë, të vazhdojë angazhimet e pararadhësit të tij për masa të rrepta shtrënguese, pavarësisht zemërimeve publike në Greqi.

Takimi në Athinë ka zënë vend një ditë pasi presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, ka kërkuar po ashtu nga Samarasi të përmbushë premtimet për reforma.

Këto të fundit janë kusht për dhënien e ndihmës Greqisë, e cila lufton për të shpëtuar nga falimentimi dhe për të mbetur në Eurozonë.
XS
SM
MD
LG