Ndërlidhjet

Davutogllu: Askush nuk beson në të ardhmen e Asadit


Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutogllu.
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutogllu.
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutogllu, ka deklaruar se asnjë aktor ndërkombëtar, as kombëtar nuk beson se presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, do të vazhdojë të mbajë postin e kryetarit të shtetit.

“Sot nuk ekziston asnjë aktor ndërkombëtar ose kombëtar, i cili beson se Bashar al-Asadi do të qëndrojë në Siri. Të gjithë kanë nisur të planifikojnë administratën e re”, ka thënë Davutogllu, për të shtuar se Asadi “nuk ka pasur sukses në realizimin e reformave”.

“Turqia ka rol të madh në përcaktimin e së ardhmes së Sirisë në këtë moment dhe Turqia ka mësuar leksionin e saj nga ajo që ka ndodhur në Irak”, ka thënë ministri i Jashtëm turk.

Protestat antiqeveritare në Siri kanë nisur qysh në mars të vitit të kaluar. Mijëra persona kanë humbur jetën në trazirat ndërmjet kryengritësve dhe forcave që mbështesin regjimin e presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG