Ndërlidhjet

Karzai publikon listën e reformave


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karazai, ka publikuar listën e reformave qeveritare.

Dekreti i tij 23 faqesh urdhëron ministrat, prokurorët dhe gjyqtarët të luftojnë ryshfetin dhe nepotizmin.

Ai udhëzon zyrtarët që të pastrojnë zyrën e prokurorit të përgjithshëm dhe gjykatat nga rastet që lidhen me korrupsionin dhe të bëjnë më shumë për të sjellë “figurat e prekura” para drejtësisë.

Qeveritë donatore, për kohë të gjatë, janë shprehur të shqetësuara për korrupsion brenda Qeverisë afgane.

Karzai ka fajësuar disa kontraktues ndërkombëtarë për problemet.
XS
SM
MD
LG