Ndërlidhjet

BERZH ndihmon Ukrainën


BERZH
BERZH
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar se do të sigurojë një kredi prej më shumë se 185 milionë dollarësh, për të ndihmuar Ukrainën në përfundimin e sistemit të metrosë në qytetin Dnipropetrovsk.

BERZH ka thënë se projekti, i cili do të bashkëfinancohet me Bankën Evropiane për Investime, synon të vazhdojë metronë ekzistuese, për të lidhur periferinë e qytetit me qendrën.

Dnipropetrovsku është qyteti i katërt më i madh i Ukrainës dhe ka një popullsi prej rreth 1 milion banorësh.
XS
SM
MD
LG