Ndërlidhjet

SHBA: Më 25 shtator, konferencë për investime në Kosovë


Uashington
Uashington
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, njëherësh ministre e Tregtisë, ka pritur sot në takim zëvendësambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kelli Degnan, së bashku me zyrtaren e lartë për Ekonomi, Andrea J. Tomasevic.

Siç bën të ditur njoftimi i MT-së, Kusari Lila ka informuar zv/ambasadoren rreth punës së Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, të cilin e kryeson ajo.

Kusari Lila po ashtu mësohet të ketë theksuar “faktin se bashkëpunimi me sektorin privat dhe shoqatat industriale është i një rëndësie mjaft të veçantë”.

Gjatë këtij takimi, me interes të veçantë thuhet të jetë paraqitur edhe organizimi i Konferencës për Investime në SHBA, e cila do të mbahet më 25 shtator në Uashington.

Degnan, nga ana e saj, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të dyanshëm në mes të dy institucioneve.
XS
SM
MD
LG