Ndërlidhjet

logo-print

Presidentja Jahjaga takoi Denis Mekshejnin


Londër, 27 korrik 2012.

Londër, 27 korrik 2012.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pasur sot një drekë pune me anëtarin e Parlamentit britanik, Denis Maekshejn, ku ishin të pranishëm edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jan Klif, dhe ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti.

Sipas kumtesës nga Presidenca, ata kanë folur për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe përkrahjen britanike për Kosovën, sidomos në fushën e sigurimit të njohjeve të reja.

Temë diskutimi mësohet të ketë qenë edhe “puna e vazhdueshme e institucioneve të vendit tonë dhe përkrahësve të tij për krijimin sa më të shpejtë të mundësive për integrim në institucionet euroatlantike”.

Mekshejn është njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë që nga koha kur ka qenë ministër në Qeverinë britanike.

Jahjaga po qëndron në Londër për të marrë pjesë edhe në hapjen solemne të Lojërave Olimipike "Londra 2012".
XS
SM
MD
LG