Ndërlidhjet

Franca dhe Gjermania: Gjithçka për Eurozonën


Merkel & Holland

Merkel & Holland

Presidenti i Francës, Fransua Holland, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke thënë se vendet e tyre "do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur Eurozonën".

Dy udhëheqësit kanë folur në telefon dhe kanë diskutuar për reformat ekonomike, të propozuara muajin e kaluar në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, si dhe për situatën ekonomike të Spanjës.

Në deklaratën e tyre të përbashkët thuhet se Franca dhe Gjermania mbesin "thellësisht të angazhuara për integritetin e Eurozonës". Ajo po ashtu kujton anëtarët e kësaj zone se duhet të përmbushin obligimet e tyre në hapësirat e veta të kompetencave.

Franca dhe Gjermania janë dy shtetet kryesore që po bëjnë përpjekje të mbajnë Eurozonën të bashkuar, në kohën e rëndë ekonomike.
XS
SM
MD
LG