Ndërlidhjet

logo-print

Nis Olimpiada në Londër


Ceremonia e hapjes së Olimpiadës në Londër

Ceremonia e hapjes së Olimpiadës në Londër

Mbretëresha Elizabeta II e ka deklaruar të hapur Olimpiadën e Londrës pas një spektakli tre-orësh të përcjellë nga një audiencë televizive prej një miliardë njerëzish.

Kryeqyteti i Britanisë së Madhe ofroi një spektakël të madh duke risjellë historinë e një shekulli.

Ceremonia e hapjes së lojërave përfshinte në koreografinë e saj historinë e Britanisë duke nisur nga epoka e industrializmit deri në ditët e sotme.

Mbretëresha i hapi Lojërat Olimpike në një stadium olimpik në orët e para të së shtunës, duke përdorur fraza tradicionale: “Unë i deklaroj të hapura Lojërat e Londrës duke festuar olimpiadën XXX të epokës moderne”.

Disa momente më vonë, flaka olimpike u ndez nga shtatë atletë të rinj britanikë. Shumë udhëheqës botërorë ndoqën shfaqjen, e cila nisi me kambanën e një zile gjigante para një turme prej rreth 80 mijë njerëzish.

Rreth 10 mijë e 500 atletë nga 204 vende konkurrojnë për 302 medalje ari në 26 sporte deri më 12 gusht.
XS
SM
MD
LG