Ndërlidhjet

Dështojnë bisedimet për Traktatin e Armëve


Aktivistët e Koalciionit për Kontrollin e Armëve shtrihen në qese te rreme per të protestuar para serlise se OKB-se ne nJu Jork, korrik, 2012
Aktivistët e Koalciionit për Kontrollin e Armëve shtrihen në qese te rreme per të protestuar para serlise se OKB-se ne nJu Jork, korrik, 2012
Bisedimet për Traktatin për Tregtinë e armëve dështuan në ditën e fundit të negociatave, me përkrahësit e vendosur të traktatit, që ende punonin për të mbledhur nënshkrime për ta lëvizur procesin përpara dhe Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, që refuzuan çuarjen përpara të votimit.

Ambasadori i Argjentinës Roberto Garsia Moritan shprehu “keqardhjen e thellë” se bisedimet nuk kanë çuar në një “finale më të mirë”.

Njoftimi vjen pas një muaji negociatash të vështira që kulmuan të enjten me një tekst të dytë të traktatit, të miratuar nga shtetet dhe OJQ-të.

Por, Shtetet e Bashkuara të premten në mëngjes thanë se teksti nuk do të jetë i përgatitur për t’u votuar në natën e së premtes.

Traktati tani mund të sillet në Asamblenë e Përgjithshme si një rezolutë, që duhet të kalohet nga dy e treta.
XS
SM
MD
LG