Ndërlidhjet

Ushtria siriane raportohet se ka nisur të shtunën një ofensivë kundër kryengritësve në Alepo.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, trup ky opozitar, citoi aktivistët e opozitës të kenë thënë se trupat e mbështetura nga aeroplanët luftarakë dhe helikopterë u përleshën me kryengritësit në rrethet jugore dhe lindore të qytetit.

Thuhet se përleshjet e ashpra po zhvillohen në Salahedine dhe se tre luftëtarë të opozitës janë vrarë.

Aktivistët e opozitës thonë se rreth 160 njerëz u vranë të premten nëpër Siri, përfshirë 17 në Alepo.

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se është e pamundur “të mbetesh një spektator” i ngjarjeve në Alepo.

Vendet perëndimore kanë shprehur shqetësimin për masakër në Alepo, një qytet prej më shumë se 2 milionë njerëz në afërsi të kufirit me Turqinë.
XS
SM
MD
LG