Ndërlidhjet

Masakra e "Betmenit", i dyshuari nën kujdesin psikiatrik


I dyshuari per masakren, Xhejms Holms
I dyshuari per masakren, Xhejms Holms
I dyshuari për masakrën e “Batmenit” kontrollohej te një psikiatër i specializuar për skizofreninë, para sulmit në të cilin vrau 12 persona në Kolorado.

Dokumentet gjyqësore të paraqitura nga avokatët për të dyshuarin Xhejms Holms, kërkonin qasje në një pako që thuhej se i dyshuari ia kishte dërguar psikiatrit Lin Fenton para sulmit masiv të 20 korrikut, ku u plagosën 58 persona.

Pakoja u konfiskua nga hetuesit dhe thuhet se në të përfshihet një fletore ku përshkruhet masakra.

Holms, i cili kohët e fundit nuk u pranua në një program për doktoraturë në lëmin e neuroshkencës në Universitetin e Kolorados, do të akuzohet zyrtarisht të hënën.
XS
SM
MD
LG