Ndërlidhjet

Olimpiada: Peshëngritësi shqiptar rezulton pozitiv në doping


Lojerat Olimpike

Lojerat Olimpike

Peshëngritësi shqiptar Hysen Pulaku u bë atleti i parë në Olimpiadë që kapet me doping pas dështimit të një testi mbi steroidet e ndaluara.

Zyrtarët e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar thanë se Pulaku rezultoi pozitiv në stanozolol në Londër, më 23 korrik.

Dy peshëngritës turq janë larguar po ashtu nga Lojërat pas dështimit të testeve para nisjes së garave.

Pulaku garues në peshat 77 kg, bëhet peshëngritësi i 10-të i kapur me doping në Lojërat Olimpike që nga viti 2000.

Rreth një duzinë atletë të tjerë janë ndaluar gjithashtu nga lojërat për shkak të rezultateve pozitive.
XS
SM
MD
LG