Ndërlidhjet

Gjuriq: Zgjidhja për Kosovën përmes dialogut politik


Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq dhe kryeministri Ivica Daçiq

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq dhe kryeministri Ivica Daçiq

Zgjidhja afatgjate dhe e qëndrueshme në raportet mes Beogradit dhe Prishtinës mund të arrihet përmes dialogut politik ka vlerësuar këshilltari i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq.

Ai ka theksuar nevojën e një konsensusi politik në Serbi në lidhje me strategjinë për Kosovën, e cila do t’i përgjigjej siç ka thënë pyetjeve thelbësore: si do të jetë formati i dialogut dhe a do të marrë pjesë OKB në të, kënd do ta delegojë Bogradi në krye të ekipit për bisedime, me kënd është e gatshme të flasë në Prishtinë qeveria e Serbisë.

Presidenti i ri nacionalist i Sebrisë, Tomisllav Nikolliq, sikurse edhe kryeministri socialist, Ivica Daçiq janë skeptikë për marrëveshjet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në Bruksel.

“Ekziston numër i madh i të ashtuquajturëve ‘paragrafë plastikë’, që çojnë në interpretime të ndryshme. Ne duhet të gjejmë zgjidhje që do të kënaqin intersat tona kombëtare, që nuk do të cenojnë pozicionin tonë në bisedimet politike, dhe as planet dhe aspiratat tona të ardhshme shtetërore”, ka thënë Gjuriq.

Në nëntë raundet e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit janë arritur shtatë marrëveshje, të cilat tashmë janë vënë në pikëpyetje nga struktura e re qeverisëse në Beograd.
XS
SM
MD
LG