Ndërlidhjet

Ahtisari: Serbia ta njohë Kosovën, ose të shkojë në Rusi

  • RFE /RL

Marti Ahtisari

Marti Ahtisari

"Serbia nuk duhet lejuar të hyjë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën. Le të shkojë në Rusi”, ka thënë ish kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.

“Serbia që moti e ka humbur të drejtën në Kosovën. Ajo me vite të tëra është sjellë keq ndaj kosovarëve”, ka thënë Ahtisari në një interviste për "Veçernji List", të Zagrebit.

Fituesi i çmimit Nobel për Paqe ka thënë se vendet që nuk e kanë njohur Kosovën e kanë inkurajuar Serbinë në përpjekjet e saj, por ai është shprehur i bindur se kjo së shpejti do të ndryshojë.

Presidenti i sapozgjedhur serb, Tomislav Nikoliq, së fundi kishte thënë se ai nuk do ta njohë Kosovën, madje edhe me çmimin për të mos hyrë në BE.

“Nëse dëshiron Rusinë, të shkojë atje. Asnjë koncesion nuk është i pranueshëm, ka thënë ndër të tjera, Marti Ahtisari.(a.i.)
XS
SM
MD
LG