Ndërlidhjet

Dhuna etnike në Indi, kryeministri premton ndihmë


Kryeministri i Indisë Manmohan Sing
Kryeministri i Indisë Manmohan Sing
Kryeministri i Indisë premtoi të shtunën se do të ndihmojë qindra e mijëra të mbijetuar të trazirave brutale etnike në verilindjen e largët të vendit, ku u vranë të paktën 53 njerëz.

Manmohan Sing fluturoi në qarkun Kokrajhar, një nga vendet të prekura më së keqi nga përleshjet mes bodove etnikë dhe kolonëve myslimanë në shtetin Asam, ku u takua me njerëzit nga të dy kampet në qytetin kryesor të zonës.

Sing i quajti luftimet “njollë” në vend dhe u premtoi familjeve të viktimave nga 4 mijë dollarë si kompensim.

Vrasja e katër burrave bodo javën e kaluar e nxiti dhunën.

Trazirat tani janë vënë nën kontroll derisa mijëra trupa po patrullojnë në rajon.

Luftimet i detyruan rreth 400 mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre për në perëndim të Asamit.
XS
SM
MD
LG