Ndërlidhjet

Shevçenko hyn në politikë


 Andrij Shevçenko

Andrij Shevçenko

Sulmuesi kryesor i Ukrainës Andrej Shevçenko tha të shtunën se është duke e lënë futbollin për të hyrë në politikë.

Ai në një deklaratë në faqen e internetit Dinamo Kiev tha se “mbase do t’ju shokoj të gjithëve. E ardhmja ime nuk do të lidhet me futbollin në asnjë mënyrë ... Ajo do të lidhet me politikën. Unë shpresoj në mbështetjen tuaj.”

Shevçenko ka thënë se do t’i bashkohet në një partie pro-biznesit të quajtur “Ukraine Forward”.

Shevçenko bëri paraqitjen e tij përfundimtare në futboll për Ukrainën në Euro 2012 në muajin e kaluar. Karriera e tij filloi në vitin 1990 në Dynamo Kiev.

Ai fitoi çmimin e futbollistit të vitit më 2004 derisa luante për Milanin, dhe pastaj ka luajtur për Çelsin para se të kthehej në Kiev.
XS
SM
MD
LG