Ndërlidhjet

logo-print

Shkup: Arrestohen 46 femra, 4 shqiptare, 1 nga Kosova


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Maqedonisë ka arrestuar 46 vajza, të cilat në mënyrë të paligjshme kanë punuar si valltare dhe shoqëruese të mysafirëve në katër objekte hoteliere në Maqedoninë Perëndimore, kanë njoftuar mediat maqedonase.

Vajzat janë transferuar menëjeherë në Qendrën Tranzitore për të Huaj në Shkup, të cilën sot e vizitoi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska.

Jankullovska u tha gazetarëve se 39 vajza janë shtetase të huaja, 22 serbe, nëntë bullgare, katër shqiptare dhe nga një prej Malit të Zi, Kosovës e Italisë. Ato janë në mes të moshës 18 e 24 vjeçe.

Siç është thënë, tek to është gjetur ndalimi i hyrjes në Maqedoni, që do të thotë se ato nuk janë për herë të parë në vend.

Policia ka kontrolluar objektet e përfshira “Energji” në Tetovë, "Oriental” në Zherovjan, “Evropa” në Vaksincë dhe “Amsterdam” në Gostivar, derisa gjatë arrestimit te vajzat janë gjetur shuma të parave, deri në disa mijëra euro.

Sipas Jankullovskës, karakteristikë në këtë rast kanë qenë se vajzat kishin liri të plotë të lëvizjes, pasi që ato kishin pasaportat e tyre të rregullta dhe kishin mundësi të dilnin nga rajoni ku punonin.
XS
SM
MD
LG