Ndërlidhjet

Holland: KS të ndërhyjë në Siri


Presidenti francez Fransua Holland

Presidenti francez Fransua Holland

Presidenti francez Fransua Holland i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të
ndërhyjë në Siri “sa më shpejt të jetë e mundur” që të ndalojë një luftë të plotë civile.

“Roli i vendeve të Këshillit të Sigurimit është që të ndërhyjnë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai, duke iu adresyuar në veçanti aleateve të Damaskut, Rusisë dhe Kinës, dhe paralajmëroi se dështimi për ta bërë këtë do të thotë “kaos dhe luftë civile.”

Ushtria siriane raportohet se ka nisur të shtunën një ofensivë kundër kryengritësve në Alepo.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, trup ky opozitar, citoi aktivistët e opozitës të kenë thënë se trupat e mbështetura nga aeroplanët luftarakë dhe helikopterë u përleshën me kryengritësit në rrethet jugore dhe lindore të qytetit.

Thuhet se përleshjet e ashpra po zhvillohen në Salahedine dhe se tre luftëtarë të opozitës janë vrarë.

Aktivistët e opozitës thonë se rreth 160 njerëz u vranë të premten nëpër Siri, përfshirë 17 në Alepo.
XS
SM
MD
LG