Ndërlidhjet

Sinjale shtensionimi mes Pakistanit e Indisë


Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari(majtas) dhe kryeministri i Indise, Manmohan Sing, Nju Delhi, prill 2012.

Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari(majtas) dhe kryeministri i Indise, Manmohan Sing, Nju Delhi, prill 2012.

Presidenti pakistanez ka ftuar zyrtarisht në vizitë kryeministrin e Indisë në lëvizjen më të fundit të shtensionimit mes rivalëve të armatosur me armë bërthamore.

Qeveria pakistaneze tha se presidenti Asif Ali Zardari e ka bërë ftesën të premten në një letër dërguar kryeministrit Manmohan Sing.

Nuk u bë menjëherë e qartë se kur do të zhvillohet vizita.

Zardari dhe Sing u takuan në muajin prill gjatë një pelegrinazhi në një vend të shenjtë mysliman në Indi.

Pakistani dhe India kanë zhvilluar tri luftëra që nga arritjet e pavarësisë në vitin 1947.

Marrëdhëniet e tyre janë përmirësuar gjatë vitit të kaluar, sidomos në tregti, por dy fqinjët ende ushqejnë mospajtime të mëdha dhe shikojnë njëri-tjetrin me dyshim.
XS
SM
MD
LG