Ndërlidhjet

Mbretëresha e "kënaqur" me rolin në filmin e Xhejms Bondit


Mbretëresha Elizabetë
Mbretëresha Elizabetë
Vetëm disa orë pas rolit të saj kryesor në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike në Londër, Mbretëresha Elizabeta II e Britanisë, u ngrit përsëri për të vizituar atletët britanikë.

Pallati Bakingem tha se mbretëresha 86 vjeçare ishte e “kënaqur” të luante në një incizim ku ajo dërgohet në stadiumin olimpik me një helikopter nga aktori i Bondit, Daniel Kreg.

Këshilli Organizativ Olimpik LOCOG tha se i është afruar mbretëreshës mbi rolin në film që në vitin 2011 me sugjerimin e regjisorit Dani Bojl, i cili organizoi spektaklin olimpik, transmeton DPA.

“Mbretëresha është bindur shpejt. Mendoj se asaj i ka pëlqyer i tërë koncepti i Bojlit”, tha një zëdhënëse e LOCOG.

Mbretëresha ka qenë e “kënaqur që të përfshihet në diçka që ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë një zëdhënëse e pallatit të shtunën.

Në filmin e shkurtër shfaqet mbretëresha duke i uruar mirëseardhjen Bondit në Pallatin Bakingem me fjalët "Mirëmbrëma, zoti Bond”, para se çifti të hipte në një helikopter për të fluturuar nëpër Londër drejt stadiumit.

Derisa ata dukej se morën parashutat për të zbritur në tokë, mbretëresha e vërtetë u shfaq në arenë, për t’u ulur në vendin e saj mes brohoritjeve të egra dhe duartrokitjeve.
XS
SM
MD
LG