Ndërlidhjet

Kina hyn në histori, Felps zhgënjen


Majkell Felps (djathtas) me Rajan Lohte
Majkell Felps (djathtas) me Rajan Lohte
Je Shiven dhe Sun Jang rrëmbyen medaljet e arta derisa Kina sfidoi epërsinë e Shteteve të Bashkuara në pishinën olimpike në Londër.

Je të shtunën fitoi në garën individuale prej 400 metrash në stilet e përziera, duke vendosur një rekord botëror, ndërsa Sun u bë i pari notar kinez mashkull që fiton medalje olimpkike të arit në not në stilin e lirë.

Ndërkohë, ylli i notit amerikan Majkëll Felps përfundoi pa asnjë medalje në vendin e katërt në garën prej 400-metrash në not dhe u mund nga rivali i tij amerikan Rajan Lohte.

Gjatë ditës, Kina mbledhur një total prej gjashtë medaljesh olimpike, katër prej tyre të arit. Italia dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrë pesë medalje.

Kazakistani, Rusia, Rumania dhe Serbia fituan nga një medalje secila.
XS
SM
MD
LG