Ndërlidhjet

Romni takon liderët izraelitë dhe palestinezë


Mit Romni
Mit Romni
Kandidati republikan për president Mit Romni, në një vizitë 36-orëshe në Izrael,do të zhvillojë bisedime me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë.

Romni pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, presidentin Shimon Peres, dhe politikanët e opozitës, si dhe kryeministrin palestinez Salam Fajad.

Ai në mbrëmje pritet të mbajë një fjalim me theks mbi politikën e jashtme.

Kandidati presidencial, i cili mbërriti në Izrael të shtunën, gjithashtu do të organizojë mbedhjen e fondeve në Jerusalem të hënën, para se të niset për Poloni, që është ndalesa e tretë dhe e fundit në turneun e tij, i cili filloi me një vizitë në Britani.

Romni, që po sfidon presidentin demokrat Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit, shpreson se udhëtimi do të rritë kredencialet e tij për të drejtuar sigurinë kombëtare dhe diplomacinë e SHBA-së.
XS
SM
MD
LG