Ndërlidhjet

Putin takon kryediplomatin japonez


Presidenti rus Vladimir Putin ne takimin me ministrin e Jashtëm japonez Koiçiro Gemba, Soçi, 28 korrik, 2012

Presidenti rus Vladimir Putin ne takimin me ministrin e Jashtëm japonez Koiçiro Gemba, Soçi, 28 korrik, 2012

Presidenti rus Vladimir Putin u takua të shtunën në Soçi me ministrin e Jashtëm japonez Koiçiro Gemba.

Putin bëri thirrje për rritjen e tregtisë mes dy vendeve.

Gemba u takua gjithashtu me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov për bisedime rreth ishujve të kontestuar, të cilët kanë tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gemba tha se e ka përcjellë keqardhjen e Japonisë për vizitat në Kunashir, njërit nga ishujt e kontestuar, të bëra nga Dimitri Medvedev, i cili bëri vizitën e parë në ishuj si president rus në vitin 2010 dhe shkoi atje përsëri më 3 korrik si kryeministër.

Lavrov kundërshtoi kritikat japoneze.

Ai tha se “autoritetet ruse janë përgjegjëse për përmirësimin e situatës socio-ekonomike në këtë pjesë të Federatës Ruse dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.”

Putin dhe Gemba nuk i përmendën ishujt në deklaratat publike, në fillim të takimit të tyre.
XS
SM
MD
LG