Ndërlidhjet

Luftime të ashpra janë raportuar për të dytën ditë me radhë në qytetin sirian të Aelpos derisa trupat qeveritare dhe forcat kryengirtëse po luftojnë për të marrë nën kontroll kryeqytetin tregtar të vendit.

Të shtëna nga helikopterët dhe predha artilerie janë përdorur nga luftëtarët besnikë të presidentit Bashar al-Asad për të nisur sulme në zonat e kontrolluara nga luftëtarët kryengritës.

Aktivistët kanë shprehur frikën se shumë civilë në qytetin prej 2.5 milionë banorësh mund të jenë plagosur apo vrarë.

I dërguari ndërkombëtar për paqe Kofi Anan iu ka bërë thirrje të dyja palëve që të tregojnë përmbajtje dhe të punojnë në favor të një zgjidhje politike.
XS
SM
MD
LG