Ndërlidhjet

logo-print
Autoritetet afgane thonë se një zyrtar i qeverisë dhe djali i tij u vranë të dielën në një sulm nga kryengritësit e armatosur.

Një zëdhënës i qeverisë në provincën qendrore të Afganistanit, Vardak, tha se Ismael Uafa, guvernatori i distriktit Çak u vra, kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj makinës së tij.

Djali i Uafas u plagos në sulm, por vdiq gjatë dërgimit në spital.

Milicia talebane ka marrë përgjegjësinë për incidentin, i cili vjen një ditë pasi dy ushtarë të NATO-s u vranë nga kryengritësit në lindje të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG