Ndërlidhjet

Majlinda Kelmendi fiton në fazën e parë


Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi, xhudistja kosovare, e cila në Olimpiadë përfaqëson Shqipërinë, e ka mundur sot në rrethin e parë finlandezen, Jana Sundberg, duke u kualifikuar kështu në 1/8 e finales.

Kelmendi merr pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, të cilat po zhvillohen në Londër.

Me gjithë përpjekjet për të mbrojtur flamurin kosovar në këto lojëra, kjo nuk u realizua për shkak rë refuzimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që Kosova të marrë pjesë si shtet në Olimpiadë.

Komiteti nuk ka pranuar as që Kelmendi të përfaqësohet me flamur neutral olimpik.
XS
SM
MD
LG