Ndërlidhjet

logo-print

Lojërat Olimpike: Eliminohet Majlinda Kelmendi

  • RFE /RL

Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi


Majlinda Kelmendi, xhudistja kosovare që për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike, u eliminua në 1/8 e finales, nga konkurrentja prej Mauritanisë, Kristian Legentil.

Xhudistja kosovare, e cila në Olimpiadë përfaqëson Shqipërinë, në rrethin e parë e mundi finlandezen, Jana Sundberg, duke u kualifikuar kështu në 1/8 e finales.
Kelmendi mori pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, të cilat po zhvillohen në Londër.

Me gjithë përpjekjet për të mbrojtur flamurin kosovar në këto lojëra, kjo nuk u realizua për shkak të refuzimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që Kosova të marrë pjesë si shtet në Olimpiadë.

Komiteti nuk ka pranuar as që Kelmendi të përfaqësohet me flamur neutral olimpik.

Ndërkohë, dita e dytë e Lojërave Olimpike Verore ka nisur në Londër me garat në mëngjes në badminton dhe hokej të femrave.

Ngjarjet kryesore të ditës të përfshijnë garën rrugore të çiklizmit në 140 kilometra për femra, peshëngritjen në garën e meshkujve dhe femrave, si dhe kualifikimet në ndeshjet në gjimnastikë në kategorinë e femrave.

Katër medalje ari janë në dispozicion në garat e notit së dielës.

Ndeshjet paraprake në futbollin e meshkujve do të vazhdojnë me gjashtë ndeshje të planifikuara, duke përfshirë edhe një ndeshje mes Bjellorusisë dhe favoritit të medaljes së artë, Brazilit.

Koha e keqe pritet të pengojë disa sporte në natyrë.

Në ditën e parë Je Shiven dhe Sun Jang rrëmbyen medaljet e arta, derisa Kina sfidoi epërsinë e Shteteve të Bashkuara në pishinën olimpike në Londër.

Je të shtunën fitoi në garën individuale prej 400 metrash në stilet e përziera, duke vendosur një rekord botëror, ndërsa Sun u bë i pari notar kinez mashkull që fiton medalje olimpike të arit në not në stilin e lirë.

Ndërkohë, ylli i notit amerikan Majkëll Felps përfundoi pa asnjë medalje në vendin e katërt në garën prej 400-metrash në not dhe u mund nga rivali i tij amerikan Rajan Lohte.

Gjatë ditës së shtunë, Kina mblodhi një total prej gjashtë medaljesh olimpike, katër prej tyre të arit. Italia dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrë pesë medalje.

Kazakistani, Rusia, Rumania dhe Serbia fituan nga një medalje secila.(a.i.)
XS
SM
MD
LG