Ndërlidhjet

Deklarata e Ahtisarit shkakton reagime në Beograd


Marti Ahtisari
Marti Ahtisari
Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica tha se deklarata e Marti Ahtisarit se Serbia nuk duhet të lejohet të hyjë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën, është një kërcënim me pushkë të zbrazët.

Ai u ka thënë mediave serbe se Serbia me Kushtetutën e saj mbrohet nga mosnjohja e pavarësisë.

Ai ka thënë se deklarata e Ahtisarit është si një kërcënim me pushkë të zbrazët, meqë Bashkimi Evropian po përballet me krizën e vet “dhe gjithnjë e më pak e di se çka do të bëjë me veten”.

Ndërsa, kreu i Këshillit Nacionak Serb, Millan Ivanoviq ka thënë se me deklaratën e tij, Ahtsiari ka treguar se edhe më tej “paguhet nga separatistët shqiptarë”.

Një ditë më parë, ish kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari tha se Serbia nuk duhet lejuar të hyjë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën.

Ai në një interviste për “Veçernji List” të Zagrebit duke komentuar deklaratën e preisdneit serb Tomiosllav Nikolliq se për Kosovën, sakrifikojnë BE-në, ka thënë se “nëse dëshiron Rusinë, le të shkojë atje”.

“Asnjë koncesion nuk është i pranueshëm”, ka thënë ndër të tjera, Marti Ahtisari.
XS
SM
MD
LG