Ndërlidhjet

Japonezët protestojnë kundër reaktorëve bërthamorë


Tokio, foto nga arkivi

Tokio, foto nga arkivi

Mijëra njerëz kanë formuar “një zinxhir njerëzor” rreth parlamentit japonez për t’i kërkuar qeverisë që të braktisë planet për reaktorët bërthamorë, pas tragjedisë së vitit të kaluar në Fukushimë.

Protestuesit kanë shprehur zemërimin ndaj vendimit të kryeminstrit Joshihiko Noda për miratimin e riaktivizimit të dy reaktorëve bërthamorë në Japoninë perëndimore.

“Kansai Electric Power Co” ka riaktivizuar tre reaktorë më 1 korrik, që shënon lëvizjen e parë që kur 50 reaktorë japonezë pezulluan punën pas aksidentitn në Fukushimë në mars të 2011-ës.
XS
SM
MD
LG