Ndërlidhjet

Nikoqirja e Lojërave Olimpike merr medaljen e parë


Londër
Londër
Çiklistja britanike, Liz Armisted, ka fituar medaljen e parë për nikoqiren e Lojërave Olimpike “Londra 2012”, duke marrë atë të argjendtën në garën prej 140 kilometrash.

Olga Zabelinskaja nga Rusia ka fituar të bronztën.

Në kategorinë e xhudos nën 66 kg, gjeorgjiani Lasha Shavdatushvili ka siguruar medaljen e artë.

Zulfia Çinshanlo ka fituar medaljen e artë në peshëngritjen 53 kg, ndërsa Kristina Jovu, në këtë kategori, ka marrë të bronztën.

Në grupin e peshëngritësve meshkuj, azerbajxhanasi Valentin Hristov ka fituar medaljen e bronztë.

Gara janë mbajtur edhe në futboll, në not, në gjuajtjen me pistoletë e të tjera.
XS
SM
MD
LG