Ndërlidhjet

Rrëmbehet një diplomat italian në Jemen


Jemeni
Jemeni
Persona të armatosur kanë kidnapuar një diplomat italian në Jemen, ndërsa rreth 100 të armatosur të tjerë, që raportohet të jenë besnikë të ish-presidentit Ali Abduallah Saleh, kanë sulmuar dhe okupuar për kohë të shkurtër Ministrinë e Brendshme, duke kërkuar rekrutimin në forcën policore.

Ministria e Jashtme e Italisë ka thënë se diplomati është përgjegjës për çështjet e sigurisë në ambasadë dhe nuk ka dhënë detaje të tjera.

Incidentet vënë në pah trazirat e vazhdueshme në Jemen, pavarësisht marrëveshjes për paqe, në bazë të së cilës Salehu ka dhënë dorëheqje, pas disa muajsh protesta kundër regjimit të tij 33-vjeçar.
XS
SM
MD
LG