Ndërlidhjet

Atletët olimpikë sot përballen në 21 sporte


Londër
Londër
Orari i Lojërave Olimpike "Londra 2012" për sot përmban 21 sporte.

Garat e mëngjesit për femra dhe meshkuj përfshijnë badmintonin, volejbollin në plazh, ping-pongun, xhudon, gjuajtjen me hark e të tjera.

Në mëngjes, meshkujt do të garojnë po ashtu në gjuajtje dhe peshëngritje.

Në garat e pasdites, të dyja kategoritë do të përballen në peshëngritje e tenis, ndërsa vetëm meshkujt në boks dhe disa disiplina të tjera.

Po sot do të zhvillohen ndeshje të volejbollit, hendbollit dhe vaterpolos vetëm për femrat.

Lojërat Olimpike Verore kanë nisur më 27 korrik në Londër dhe do të zgjasin deri më 12 gusht.
XS
SM
MD
LG