Ndërlidhjet

NATO hedh poshtë kritikat e Pakistanit


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Forca e NATO-s në Afganistan ka hedhur poshtë pohimet e ushtrisë pakistaneze se po dështon të ndalojë militantët nga kalimi i kufirit Afganistan-Pakistan.

Ushtria në Islamabad ka thënë se ka njoftuar zyrtarët e NATO-s për 52 lëvizje të militantëve nga Pakistani në Afganistan, porse “Aleanca nuk është përgjigjur”.

Në deklaratën me shkrim, NATO-ja ka thënë se “pretendimi është i pasaktë” dhe se “trupat e saj dërgohen menjëherë, kur Pakistani kërkon ndihmë”.

Në deklaratë po ashtu thuhet se NATO-ja ka interesa të përbashkët për të koordinuar aksionet me Pakisanin, kundër sulmeve ndërkufitare nga ana e rrjetit Hakani.

Forca e NATO-s është e angazhuar për të punuar së bashku me Pakistanin, për sigurinë, stabilitetin dhe përpjekjet drejt pajtimit, thuhet në deklaratë.
XS
SM
MD
LG