Ndërlidhjet

Çmime të përziera të naftës


Ilustrim

Ilustrim

Çmimet e naftës kanë gdhirë të përziera në tregjet aziatike, pasi investotorët presin masa të tjera të politikëbërësbe për të rritur ekonominë në Eurozonë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Fransua Holland, janë zotuar se do të mbrojnë monedhën e euros, ndërsa investotorët shpresojnë se, këtë javë, Rezervat Federale të SHBA-së do të lëshojnë një paketë me stimuj të ri, për të nxitur rritjen amerikane.

Këshilli qeverisës i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) do të mblidhet të enjten për takimin e rregullt. Investitorët presin të shohin nëse shefi i BQE-së, Mario Draghi, do të mbajë premtimin e tij për të bërë gjithçka të mundur për të shpëtuar euron.

Analistët thonë se Spanja dhe Italia mbeten nën presion, ndërsa Greqia, sipas tyre, duket se do të dështojë në pagesat e borxhit.
XS
SM
MD
LG