Ndërlidhjet

logo-print

Timoshenko në listën e kandidatëve për parlament


Julia Timoshenko, 2010.

Julia Timoshenko, 2010.

Opozita e bashkuar ukrainase ka përfshirë ish-kryeministren Julia Timoshenko në listën e kandidatëve për parlament, që do të votohen në zgjedhjet e 28 tetorit.

Timoshenko, e cila po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim, për shkak të “shpërdorimeve me detyrën zyrtare” në kohën sa ka qenë kryeministre, është futur në listë gjatë kongresit të opozitës në Kiev, i cili ka shënuar edhe hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore.

Mbështetësit e Timoshenkos thonë se rasti kundër saj është i motivuar politikisht nga rivalët që mbajnë pushtetin.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ndjekjen penale të saj.
XS
SM
MD
LG