Ndërlidhjet

logo-print

Indi: Digjet treni, 30 të vrarë

  • RFE /RL

Indi, foto nga arkivi

Indi, foto nga arkivi

Një zëdhënës i Ministrisë së Hekurudhave të Indisë ka thënë se të paktën 30 njerëz dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka kapluar bordin e një treni të pasagjerëve në jug të vendit.

Sipas burimit të njëjtë, një vagon është përfshirë tërësisht nga flakët, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të shpëtuar të mbijetuarit.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një lidhje e shkurtër në vagon.

Treni po udhëtonte drejt qytetit Çenai.(v.t.)
XS
SM
MD
LG