Ndërlidhjet

Forcat qeveritare të Sirisë, ashtu si edhe rebelët, kanë vazhduar luftimet në qytetin e Alepos.

Ushtarët e regjimit, të mbështetur me helikopterë dhe luftanije, kanë sulmuar për të shpërngulur rebelët që kanë pushtuar pothuajse gjysmën e qytetit që nga java e kaluar.

Të dyja palët pretendojnë se kontrollojnë lagjet më të mëdha të tij.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 200,000 banorë tashmë kanë braktisur qytetin.

Në një tjetër zhvillim, ministri i Jashtëm francez, Lorën Fabju, ka thënë sot se Franca do të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për gjakderdhjen në Siri, kur të marrë presidencën e KS-së në muajin gusht.
XS
SM
MD
LG